Soros – miliona kundër Donald Trump. Fushata për president në SHBA

Xhorxh Soros! Tashmë maksa ka rënë dhe ai është shfaqur si krahu i Hillari Klinton në këtë fushatë për president të SHBA. Jo si mbështetës i thjeshtë por si financues i saj, si personi që derdh paratë kundër miliarderit Donald Tramp.

Referuar gazetës Nju Jork Tajms, Foks Njuz latino shkruan se Soros ka marrë përsipër të  financojë grupet Latine për të mundur Trampin. Ai ka ndërmarrë një fushatë që kushton 15 milionë dollarë përmes të cilës po financon grupet latine dhe emigrantët që të marrin pjesë në betejën kundër Trump, bën të ditur “New York Times”. Kjo fushatë e pagëzuar me emrin  “vota e emigrantëve fiton” ,  ka nisur tashmë në Florida, Nevada dhe Colorado, shtete këto që kanë një numër të madh emigrantësh.

Trampi, tashmë në krye të  republikanëve për garën presidenciale ka propozuar ndjekjen e një linje të ashpër për emigrantët. Ndërsa Soros, i cili deklaron sa herë t’i duhet se është një emigrant nga Hungaria, ka derdhur deri tani,  jo pak por 5 million dollar në fushatën e zonjës Klinton. Njerëzit e përfshirë në këtë fushatë kanë bërë të ditur se kjo është kundërfushata më e madhe e ndërmarrë ndonjëherë dhe synohet që të arrihet një numër prej 400,000 votuesish emigrant.

 

Me fushatën e tij në fakt vet Tramp po i çon vet votuesit drejt zonjës Klinton. Ekspertët e politikës bien dakord se fushata e tij nuk shoqe tjetër  në të gjithë historinë. Ai është një miliarder që nuk kishte asnjë lidhje me politikën. Shumëkush e mori me shaka fushatën e tij dhe pakkush mendoi se do të kalonte fazën e parë të kandidimit brenda republikanëve. Por Trampi ia doli të fitojë një grup të madh mbështetësish. Ai e ka bërë të qartë linjën e tij për një politikë të ashpër kundër emigrantëve. Ndërsa shpalli kandidaturën për President, ai dënoi ashpër Meksikën duke thënë se ka nisur drejt SHBA-së qytetarët e saj më të këqinj. Ai madje u angazhua se do të ndërtojë kufinj dhe mure për të ndaluar valën e emigrantëve.

Ndërsa Soros përmes një emaili i ka shkruar  gazetës Nju Jork Tajms se ai ishte tronditur nga thirrjet ksenofobike të Trampit. Ai gjithashtu deklaron se ishtë i dëshpëruar nga thirrjet e Trampit për të ndaluar emigrantët myslimanë.

Soros ka një histori të gjatë të financimit me miliona dollar të fushatave për ndjekjen e politikave liberale. Ai madje listohet i 23 -ti  në listën e njerëzve më të pasur sipas Forbes. Ai tha për Times se “ Retorika intensive anti emigrante dhe anti myslimane e Trump dhe e republikanëve është e dëmshme për demokracinë dhe për interest kombëtare të SHBA-së. Duhet të ketë pasoja për këto deklarata të forta që po dëgjojmë rregullisht”.

Për shkrimin origjinal kliko këtu

 

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *