Shpëtohen qindra emigrantë në Mesdhe

Marina gjermane njoftoi sot se ka shpëtuar përgjatë brigjeve libiane 615 emigrantë që po përpiqeshin të kalonin Mesdheun dhe rrezikonin të mbyteshin.

Sipas Rojës Bregdetare Italiane, që bashkërendon operacionet e shpëtimit në brigjet e Libisë, numri i përgjithshëm i personave të shpëtuar të martën arrin në 951. 615 prej tyre u shpëtuan nga marina gjermane dhe 227 nga ajo italiane.

Sipas Komisionerit të Lartë për Refugjatët në Kombet e Bashkuara, 9495 emigrantë kanë mbërritur nga deti në Itali që prej fillimit të vitit.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *