Shokuese, rojet bregdetare turke godasin gomonen me emigrant (Video)

Një tjetër videos shokuese ku një varkë e Rojës Bregdetare turke është përpjekur të fundosë një gomone të mbushur me emigrantë në përpjekje për të arritur Greqinë përmes detit Egje. Kështu tregon një video që ka mbërritur në redaksinë e BBC-së. Ngjarja thuhet se ka ndodhur në ujërat territoriale turke në orët e para të së shtunës, teksa emigrantët përpiqeshin të arrinin ishullin e Lesbosit.

Videoja 30-sekondëshe tregon njerëz të veshur me jelekë shpëtimi në një gomone që goditen me shtiza nga personat që ndodhen në varkën tjetër. Refugjatët dëgjohen të bërtasin në gjuhën arabe. “Regjistroni!”, dëgjohet duke thënë një emigrant. “Kjo është ushtria”, bërtet një tjetër. “Me ndihmën e Perëndisë gjithçka do të shkojë në rregull”, thotë një tjetër emigrant.

Ata akuzojnë Rojën Bregdetare se i ka sulmuar, por kjo e fundit deklaron se nuk po përpiqej ta dëmtonte varkën por ta ndalonte atë pa lënduar njerëzit në bord. Fatmirësisht, varka arriti të shpëtojë dhe emigrantët mbërritën shëndoshë e mirë në Lesbos.

http://

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *