Sërish krisma në Paris, plagoset një person
Një person mbeti i plagosur pasi u qëllua në stomak me armë zjarri pranë një restoranti në Paris të enjten mbrëma.
Mediet franceze raportojnë se njëri prej autorëve u arrestua, kurse dy të tjerë janë në arrati.
Ngjarja ndodhi jashtë restorantit “Chez Papa” në “Boulevard de la Bastille”, në zemër të qytetit.
Motivet e të shtënave nuk dihen ende me siguri, por policia ka përjashtuar mundësinë e një akti terrorist. Sipas mediave vendase, mendohet se ngjarja ndodhi pas një sherri mes dy personave, që doli jashtë kontrollit.
“Nuk kemi emra për personat e përfshirë”, tha një zëdhënës i policisë lokale, sipas të cilit i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.