Rrëfehet prifti gjerman: Ja ç’më bënë dy shqiptarë

Gazeta gjermane Bild e quan priftin Juergen Behr, 57 vjeç, një martir. Kjo për shkak të tmerrit që kaloi ai natën e 9 nëntorit të shkuar.

Dy shqiptarë e sulmuan rreth orës dy të natës në qytetin e Vupertalit, e lidhën dhe e rrahën. Pastaj Behr arriti të shpëtojë prej tyre. Të martën ka nisur gjyqi ndaj një prej të dyshuarve, Liridon P., 28 vjeç. Ndërsa foli përpara gjyqit, prifti u mbyt në lot.

“Mendoja se nuk do i mbijetoja asaj nate,” tha ai me lot në sy.

“Më e keqja ishte ideja se si do ndodhte. Ata ishin të armatosur me thika”.

Hajdutët shqiptarë e dhunuan dhe e kërcënuan disa herë.

“Nuk pushonin. Ata i kishin gjetur paratë, por nuk u mjaftonin”.

“U dhashë disa ora të vjetra, duke menduar se do gëzoheshin. Më pas gjeta 100 euro, që i përkisnin kishës. Në fund nisa të lutesha”.

Në këtë moment, atë e godasin disa herë.

“Shut up,” (Qepe) i thërret një prej tyre. Behr arriti të lirohet dhe vrapoi jashtë shtëpisë. Kur e kuptoi se po e ndiqnin, nisi të bërtasë.

Një familje e dëgjoi dhe i hapi derën. Ai u fut brenda. Hajdutët u larguan me makinën e tij, 200 euro, një celular dhe disa objekte fetare.

Më 22 dhjetor, policia arrestoi Liridon P., i martuar dhe me dy fëmijë. Ai kishte ardhur nga Shqipëria më 3 gusht duke kërkuar azil. Personi tjetër është në arrati.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *