<!--:al-->Raporti mjekoligjor: Yasser Arafat u helmua me Polonium<!--:-->

<!--:al-->Raporti mjekoligjor: Yasser Arafat u helmua me Polonium<!--:-->

Ish- lideri palestinez, Yasser Arafat, mund të jetë helmuar me polonium radioaktiv, ka deklaruar vejusha e tij pas raportit mjekoligjor zviceran, të siguruar nga Al- Jazeera. Duke folur në Paris për Reuters , vejusha e Arafat, Suha, tha se rezultatet tregojnë se kjo ka qenë një vrasje politike.

“Raporti mjeko-ligjor ka konfirmuar të gjitha dyshimet tona”, tha Suha Arafat, e cila u takua me anëtarët e ekipit zviceran mjeko-ligjor në Gjenevë të martën. “Është vërtetuar shkencërisht se ai nuk ka vdekur në mënyrë natyrale dhe ne kemi provë shkencore që ky njeri u vra”.

Ajo nuk ngarkoi asnjë vend dhe asnjë person si përgjegjës për vrasjen e tij dhe pranoi se lideri historik i Organizatës Çlirimtare të Palestinës kishte shumë armiq.

Ish- lideri palestinez vdiq në vitin 2004, ndërkohë që në raportin mjekësor të asaj kohe thuhet se ai vdiq nga një goditje që i erdhi si pasojë e çrregullimit të gjakut.

Por trupi i tij u zhvarros vitin e shkuar pas spekulimeve në rritje se ai mund të jetë helmuar.

Sipas BBC, raporti zviceran thekson se janë gjetur nivele të larta të poloniumit radioaktiv, që mbështesin në mënyrë të moderuar teorinë e helmimit.

Por ata theksojnë se raporti i tyre ka disa probleme: për shkak se është bazuar në kampionë të limituar, për shkak se kanë kaluar tetë vjet nga vdekja dhe për shkak se ende nuk dihet se si janë ruajtur disa nga ekzemplarët e marrë në shqyrtim.

Paralelisht për këtë çështje po hetojnë ekspertët francezë, rusë dhe palestinezë.
Një ekspert rus tha vitin e shkuar se nuk është gjetur ndonjë gjurmë poloniumi.

Polonium 210 është një substancë radioaktive, që gjendet në doza të vogla në ushqim dhe krijohet në mënyrë natyrale në gjak, por mund të jetë fatal nëse gëlltitet me doza të mëdha.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *