Raporti: Lufta në Siri po i kushton botës miliarda dollarë. Zbardhet e vërteta

Ajo që duhet të dijë bota është se lufta po i kushton qindra bilionë dollarë gjithë rajonit – Sirisë dhe fqinjëve të saj – dhe po rrezikon te ardhmen e një brezi të tërë fëmijësh.

Një raport me titullin The Cost of Conflict for Children, përgatitur nga World Vision dhe Frontier Economics, e ka parë luftën në Siri përmes lenteve ekonomike. Ndërsa nuk mundemi të masim koston e një fëmijërie të shkatërruar, mund të llogarisim humbjen ekonomike të vendit ku banon ai fëmijë.

Vetëm për Sirinë, lufta ka patur një kosto prej 370 bilionë dollarësh. Edhe sikur lufta të mbarojë këtë vit, kostoja do të shkojë në 927 bilionë dollarë nëse llogaritet humbja e rritjes ekonomike në Siri. Kjo shumë është thuajse 100 herë më e madhe se ajo që duhet për të plotësuar nevojat e refugjatëve në të gjithë rajonin.

Ka vetëm një mënyrë për t’ i dhënë fund gjithë kësaj kostoje dhe kjo është paqja.

Kaq vetëm për Sirinë. T’u hedhim një sy fqinjëve të saj, të cilët kanë pranuar miliona refugjatë. Në Liban, GDP e vërtetë (Prodhimi i Përgjithshëm Bruto) është thuajse 23% më e ulët nga ç‘do kishte qenë pa luftën. Ky fakt prek shumë aftësinë e Libanit për të menaxhuar nevojat e gjithë këtyre familjeve të mbërritura. Ai ndikon drejtëpërdrejt dhe tragjikisht mbi fëmijët libanezë dhe fëmijët refugjatë që jetojnë në Liban sepse vetëm 48% kanë mundësi edukimi. Si do mund të kthehen dhe të ndërtojnë ata vendin e tyre?

E dimë që pjesëtarët e komunitetit ndërkombëtar kanë patur shpenzimet e tyre për t’ju përgjigjur kësaj krize, qoftë me ndihmat humanitare apo ndërhyrjet ushtarake. Por prapë, duket sikur as kjo ngritje shpenzimesh, as rritja dramatike e humbjeve dhe e dhimbjeve njerëzore, nuk kanë mjaftuar për nxitjen e një paqeje jetëgjatë në Siri.

Pavarësisht përpjekjeve plot kurajë të vendeve të tilla si Kanadaja, thirrjet ndërkombëtare për ndihmë humanitare ngelen vazhdimisht dhe thellësisht të pambështetura me fonde. Ndërsa premtimet dhe buxhetet e komunitetit ndërkombëtar për të financuar dhe ushqyer luftën duken të pakufishme. Ky qendrim është dritëshkurtër, i palogjikshëm dhe i kushtueshëm.

Ka vetëm një mënyrë për t’ i dhënë fund gjithë kësaj kostoje lidhur me luftën në Siri dhe kjo është paqja.

Eshtë koha që çdo vend të bëjë pyetjen: Cila është gjëja më e rëndësishme në këtë konflikt?
Organizata ndërkombëtare World Vision bashkëpunoi me Frontier Economics për të vlerësuar humbjet ekonomike të Sirisë, Libanit, Jordanit dhe Turqisë dhe për të treguar sesi do kishte qenë jeta për këta fëmijë nëse nuk do kishte patur luftë. Raporti i nxjerrë tregon edhe si do jetë me shumë gjasë e ardhmja e tyre nëse lufta vazhdon.

World Vision është një organizatë ndërkombëtare humanitare, advokuese dhe zhvillimi, e krishterë, e përkushtuar të punojë me fëmijët dhe familjet në të gjithë botën. Ajo punon për njerëzit më në nevojë, pavarësisht besimit, racës, etnisë apo gjinisë, në të gjithë botën, duke sulmuar rrënjët e padrejtësive dhe varfërisë,

Frontier Economics është një agjensi e pavarur konsultimi për ekonominë, më e madhja në Europë, me rreth 120 ekonomistë nga Gjermania, Belgjika, Irlanda, Spanja, Franca, Austria, Zvicra dhe Mbretëria e Bashkuar. Ajo është e specializuar në përdorimin e zgjidhjeve ekonomike për të ndihmuar klientët të vënë jë jetë politika të ndërlikuara dhe për të zgjidhur sfida strategjike.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *