Protesta masive në Ukrainë, kërkohet largimi i Poroshenkos (VIDEO)

Protesta masive në Ukrainë, kërkohet largimi i Poroshenkos (VIDEO)

Protesta masive janë zhvilluar në Ukrainë, për të kërkuar largimin e presidentit Petro Poroshenko nga detyra.

Mijëra protestues u mblodhën në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, me kërkesë të ish-presidentit gjeorgjian, Mikheil Saakashvili, i cili është dëbuar nga Ukraina më 12 shkurt.

Agjencia e lajmeve AFP shkruan se Saakashavili e ka kërkuar largimin e Poroshenkos në kuadër të fushatës së tij kundër korrupsionit.

Në këtë protestë kanë marrë pjesë rreth 2500 persona sipas zyrtarëve, ndërsa sipas mediave rreth 10.000. Rreth 3000 forca policie kanë qenë në krye të detyrës, për të ruajtur sigurinë dhe rendin.