Pas 17 viteve, rrëfehet Monica Lewinsky: Ja si më shfrytëzoi Bill Clinton

Pas 17 viteve, rrëfehet Monica Lewinsky: Ja si më shfrytëzoi Bill Clinton

Kanë kaluar plot 17 vjet nga skandali seksual i Monica Lewinskyit me ish-presidentin e SHBA, Bill Clinton, por ajo ka vendosur të thyejë heshtjen dhe të tregojë se përse kishte kaq kohë që nuk fliste për marrëdhënien e saj me ish-shefin, Clinton.

“Jam shumë e vetëdijshme për mënyrën si më shikojnë njerëzit. Në rastin tim, koha nuk shëron pikërisht gjithçka”.
“Sytë e publikut gjithmonë do të më shohin si e dashura e Bill Clintonit”, ka thënë ajo për The Guardian.

“Më duhet të pranoj se shefi im më ka shfrytëzuar, por dua të them se është fjala për një lidhje që e kemi pranuar të dy. Administrata e Clintonit, politikanët tjerë dhe mediat më kanë keqtrajtuar”, ka thënë ajo më tej.
Lewinsky ka përfunduar studimet për psikologji në Londër, ndërsa atje po jeton dhe punon prej disa vitesh.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *