Parlamenti Europian nxjerr jashtë deputetin grek, krahasoi turqit me qentë

Kreu i Parlamentit Europian, Martin Shulc urdhëroi të nxirret jashtë sallës një eurodeputet grek i Agimit të Artë. Gjatë seancës ku diskutohej për bashkëpunimin mes BE dhe Turqisë për krizën siriane, Elefterios Sinados i quajti turqit barbarë, të pistë dhe të pabesë.

“Turqit janë barbarë, mohues të zotit, mashtrues dhe të pistë. Turku është si një qen, që hiqet si i egër. Por ia mbath kur duhet të përballet me armikun. Rruga e vetme me efektive per t’u perballur me turqit eshte grushti dhe vendosmeria”.

Deklaratë ngjalli reagime të ashpra në sallë dhe detyroi kreun e Parlamentit Europian, Martin Shulc të marrë masa ndaj tij. Shulc vendosi t’a përjashtojë Sinadinosin nga punimet e seancës. Madje urdhëroi truprojat e Parlamentit Europian të shoqëronin jashtë salle, pasi eurodeputeti ekstremist grek nuk iu bind menjëherë urdhërit për të dalë.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *