Paralajmërimi i OBSH: Fruthi po përhapet masivisht, 21 mijë të prekur në Europë

Paralajmërimi i OBSH: Fruthi po përhapet masivisht, 21 mijë të prekur në Europë

Organizata Botërore e Shëndetësisë Paralajmëron sistemin shëndetësor në Europë se fruthi po hapet masvisht duke rritur frikshëm rastet e të prekurve. Sipas OBSH, në Europë janë 21 mijë pacientë, ndërsa sëmundja ka qenë fatale për 35 persona.

Fruthi po përhapet me shpejtësi të gjithë Europën dhe statistikat e të prekurve po rriten ndjeshëm.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë alarmin se në vitin 2017 janë shtuar me shifra alarmante rastet e të prekureve nga fruthi, ndërsa viktimat janë 35.

OBSH raporton 21.315 të prekur gjatë viti 2017, nga 5.273 raste në vitin 2016.

Në hartën e OBSH janë 15 vendet më të prekura, në renditje të parë janë Rumania, Italia dhe Ukraina.

Përkatësisht Në Rumani janë regjistruar 5.562 raste, në Itali 5.006, ndërsa në Ukrainë 4.767.

Mjafton të jesh 15 minuta në një ambient ku ka persona të infektuar dhe je i prekur nga virusi i fruthit në rast se nuk je vaksinuar, shkruan oranews.

Edhe ne këtë rast, ekspertët evropian e vënë theksin tek forcimi i sistemit të vaksinimit; kryesisht nga grupeve vunerabël që nuk janë mbuluar nga ky shërbim.

Gjithashtu OBSH kërkon monitorim të rreptë të procesit të vaksinimit dhe mënyrën se si po prevalon kjo sëmundje infektive.

Fruthi ka prekur edhe vende të tjera si Greqi, Gjermani, Serbia, Taxhikistan, Francë, Rusi, Belgjikë Mbretëria e Bashkuar, Bullgari, Spanjë, Republika Çeke dhe Zvicër.