Papa firmos dekretin, ja data e shenjtërimit të Nënë Terezës

Papa Françesku ka firmosur dekretin, sipas të cilit bamirësja shqiptare, Nënë Tereza, shpallet shenjtore. Mediat italiane shkruajnë se shenjtërimi i Nënë Terezës do të bëhet në 4 shtator 2016.

Ceremonia e shenjtërimit pritet të mbahet në sheshin “Shën Pjetër” të dielën e 4 shtatorit.

Papa Francesku miratoi në dhjetor të 2015-s një dekret për njohjen e një mrekullie që i atribuohet ndërmjetësimit të Nënë Terezës me Perëndinë.

Nënë Tereza, e cila vdiq në shtator të vitit 1997, u lumturua në vitin 2003 nga Papa Gjon Pali i Dytë. Lumturimi është hapi i fundit para shenjtërimit.

E lindur si Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, që u bë më pas në gjithë botën e njohur si Nënë Tereza, erdhi në jetë në Shkup, më 26 gusht të vitit 1910, në një familje me prejardhje nga Prizreni.

Në vitin 1979, ajo mori Çmimin “Nobel” për Paqe. Nënë Tereza vdiq më 5 shtator 1997 në Kalkuta të Indisë, ku kishte kaluar pjesën më të madhe të jetës duke ndihmuar të varfrit.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *