Panik në Paris, një person i armatosur merr peng disa njerëz

Panik në Paris, një person i armatosur merr peng disa njerëz

Policia franceze është vënë në alarm, pasi një person i armatosur ne Paris ka marrë peng në një ndërtesë tre njerëz, mes të cilëve edhe një grua shtatzënë.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë forca të shumta të policisë në vendngjarje si dhe ambulancën në rrugën ‘Rue des Petites Ecuries’.

“Pengmarrësi pretendon se është i armatosur, por policia nuk e konfirmon”- ka raportuar radio franceze ‘Bleu’, duke shtuar se pengmarrësi ka kërkuar të komunikojë me ambasadën iraniane.

Policia franceze mendon se rasti nuk ka lidhje me terrorizmin.