Ndërron jetë anëtari i “pestë i Beatles”

George Martin është quajtur gjithmonë si anëtari i pestë i “Beatles”. Ai ka qenë personi që ndihmoi grupin e ri, teksa shtëpitë e tjera të muzikës i kthyen shpinën.

Producenti i grupit, ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare. Lajmi u publikua fillimisht nga shtëpia e muzikës “Ringostarr” dhe u konfimua nga “Hollywood Reporter”.

Pasi nisi të punojë me grupin, Martin u bë producenti më i famshëm dhe më me ndikim në historinë e muzikës.

“Në një karrierë që shtrihet në shtatë dekada ai u njoh botërisht si një nga talentet më kreative të muzikës. Familja kërkon të respektohet privatësia e tyre në këtë kohë”, thuhet në deklaratën e Adam Sharp, përfaqësuesi i Martin dhe djalit të tij Giles.

Në 1962-n, Martin firmosi kontratë me “Beatles”, në markën e tij “Parlophone”. Shtëpia e tij kishte reputacion pasi ka regjistrime të Peter Sellers, Spike Milligan dhe të rinjtë Peter Cook dhe Jonathan Miller.

Ndërkohë që “The Beatles” ishin kthyer mbrapsht nga shumë kompani regjistrimi, Martin i ftoi ata për një audicion në kompaninë e tij. Po teksa ishte skeptik për aftësinë e tyre në muzikë dhe shkrimin e këngëve, ai u përshtat menjëherë me humorin dhe personalitetin e djemve.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *