Ndahet nga jeta ish-Zonja e Parë e SHBA-ve Nensi Regan

Është ndarë sot nga jeta në moshën 94-vjeçare ish-Zonja e Parë e Amerikës Nensi Regan, bashkëshorte e ish-presidentit Ronald Regan.

Ajo mbylli sytë mëngjesin e sotëm në Los Anxhelos pasi vuante prej kohësh nga sëmundjet e zemrës. Nensi ishte e martuar prej 52 vitesh me Ronaldin dhe konsiderohet si një ndër bashkëshortet më ndikuese në historinë e presidentëve amerikanë.

Fillimisht ajo u kritikua për shpenzimet e mëdha në rinovimin e Shtëpisë së Bardhë por më vonë është bërë një figurë popullore dhe e dashur.

Nensi Regan lindi në Nju Jork dhe kishte si profesion të parë aktrimin, ajo ishte Zonjë e Parë e SHBA-ve nga vitet 1981-1989.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *