Ministri i Jashtëm i Austrisë: Europa të hapë sytë, me atë që po ndodh në Ballkan

Ministri i Jashtëm i Austrisë: Europa të hapë sytë, me atë që po ndodh në Ballkan

Në një shkrim të sajin gazeta gjermane “Handelsbalt” ka analizuar situatën në Ballkanin Perëndimor dhe rreziqet e mundshme që kjo pjesë e rajonit të largohet përfundimisht nga influence perëndimore.

Duke ju referuar një prononcimi për gazetën të ministrit të Jashtëm të Austrisë Sebastian Kurz paralajmërohet se ndikimi në rritje i Turqisë, Rusisë, dhe madje edhe i Arabisë Saudite në këtë pjesë të Europës mund të bëjë që BE-ja dhe SHBA të humbasin kontrollin mbi këto vende si Shqipëria, Kosova, Serbia, Mali i Zi, Bosnje- Hecegovina dhe Maqedonia.

Në funksion të parandalimit të kësaj që po ndodh, kryediplomati austriak Kurz, thirrje për përshpejtimin e procesit të aderimit të këtyre vendeve në Bashkimin Evropian.

“Në Sarajevë dhe Prishtinë gratë paguhen që të veshin burka në publik. Ne nuk mund ta shohim dhe të mos bëjmë asgjë”, deklaroi ai për gazetën Handelsbalt, duke theksuar se mes Shteteve në rajon ka ende tensione serioze.

Gazeta raporton gjerësisht mbi përpjekjet e BE-së dhe NATO-s për të mbajtur nën ndikimin e saj këto vende dhe vë në dukje “konkurencën” mes njëra tjetrës, me të cilën përballen Shtetet e Bashkuara, Rusia, Turqia dhe Arabia Saudite.

Për sa i përket rolit të Gjermanisë, “Handelsblatt”, kujton se në vitin 2014 ndërmori iniciativën për të intensifikuar marrëdhëniet me Ballkanin, duke i inkurajuar reformat dhe bashkëpunimin në kuadër të “Procesit të Berlinit”. Kjo iniciativë nuk pati shumë progres, çka detyroi Gjermaninë të ofrojë paketën Berlin Plus.

Gazetë shkruan se Turqia nga ana tjetër, është e fokusuar në Ballkan për arsye sa emocionale aq edhe logjike.

“Shekujt e dominimit turk në Ballkan lanë pas pakica myslimane dhe një trashëgimi kulturore dhe arkitektonike. Shumë monumente historike jane restauruar nga agjencitë e qeverisë turke”, raporton gazeta gjermane, duke shtuar se Ankaraja po nxit një axhendë ekonomike shumë racionale dhe të studiuar mirë.

Kohët e fundit investimet turke janë shtrirë në minierat e Kosovës dhe aviacionin civil në Shqipëri, ndërsa në maj u nënshkrua marrëveshja e tregtisë së lirë me Bosnjën. Në të njëjtën kohë, Rusia duket se po shfrytëzon lidhjet historike dhe fetare kryesisht me Serbinë. Serbët, sipas një sondazhi të kohëve të fundit, janë në pjesën dërrmuese prorusë dhe nuk shohin me simpati NATO-n, analizohet ekspasioni ekonomik I Turqisë në rajonin tonë.

Nga ana tjetër një lojtar tjetër I rëndësishëm si Rusia nuk “fle gjumë”. Sipas medias gjermane në një vizitë të fundit në Serbi zv/Kryeministri i Rusisë, Dmitry Rogozin theksoi se, “Serbia kurrë nuk do të bashkohet me BE-në”.

Artikulli flet edhe për aspiratat e Kinës për të fituar një rol në rajon, kryesisht përmes projektit masiv të infrastrukturës dhe tregtisë, me të cilat synon të lehtësojë komunikimin nëpër Euroazi dhe parashikon një investim prej 10 miliardë eurosh nga ana e Pekinit në 16 vende të Evropës Lindore dhe Juglindore.

Share this...
Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInPin on PinterestShare on TumblrEmail this to someone

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *