Lot dhe zemërim mbi varrin e viktimave në Turqi (Foto)

Morti i 17 viktimave të shpërthimit kamikaz që ndodhi dje në Turqi, u zhvillua sot nën lotët dhe zemërimin e familjeve të viktimave. Varrimi i viktimave të tjera do të mbahet në orët në vijim. Mes të vrarëve është dhe babai i futbollisti të Galatasaray, Umut Bulut, Kemal Bulut. Ai po kthehej nga puna në momentin kur ndodhi shpërthimi. Si histori e tij janë dhe dhjetra të tjera. Qindra familje turke po përjetojnë këto sot tmerrin e humbjes së një të afërmi në sulmet e djeshme. Janë me dhjetra ata që janë shtruar në spital ku gjendja e 90 prej tyre paraqitet tepër e rëndë.

Dikush ishte duke pritur autobusin, dikush duke punuar në dyqanin aty pranë, dikush duke ecur me makinë në castin kur dy shpërthime të fuqishme ndodhën në Ankara. Më pas kaos, një autobus dhe disa makina të shkrumbuara, ndërkohë që sirenat e alarmit mbushën qytetin. Zile celularësh që binin dhe askush nuk përgjigjej nga ana tjetër e telefonit.

Policia sot shprehet se autorët ishin dy. Një grua e cila dyshohet se i është bashkuar grupit militant kurd në vitin 2013 dhe një burrë. Dora e të cilit shpërtheu bombën u gjet disa metra larg vendit të ngjarjes, si shkak i shpërthimit.

lotetturqve

tuerqi5

turq

turqi5

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *