Londra në alarm, merr sinjale për 10 sulme terroriste njëherësh

Policia në Londër raportohet të jetë urdhëruar të përgatitet për të paktën 10 sulme terroriste në të njëjtën kohë në disa pjesë të kryeqytetit britanik, në një rritje dramatike të gjendjes së alarmit pas sulmeve të Parisit.

Duke cituar një ministër britanik ‘The Sunday Times’ ka raportuar se policia e ka bërë prioritet kryesor ndalimin e armëve të zjarrit.

Lajmi vjen pasi një bandë e supozuar e kontrabandistëve të armëve është paraqitur në gjyq për t’u përballur me akuzat për futjen ilegale në Britani të dhjetëra armëve nga Evropa Lindore.

Agjencia Kombëtare e Krimit, e cila ka qenë vendimtare në operacionin për arrestimin e të dyshuarve në atë rast, raportohet të ketë marrë urdhra të reja, në mes të frikës nga një sulm i stilit të Parisit në Londër, që do të mund të kryhej me armë të rënda nga terroristët e kthyer nga Siria.

Ministri i paidentifikuar është cituar të ketë thënë se “ne jemi mësuar të përgatitemi për tri sulme të njëkohshme, por rasti i Parisit na ka treguar se duhet të jemi të gatshëm për më shumë se aq. Ne jemi të gatshëm nëse dikush provon me shtatë, tetë, nëntë apo dhjetë sulme të njëkohshme”, ka thënë ai.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *