Ky është momenti i shpërthimit në aeroportin e Brukselit (Video)

Kryeqyteti i belgjikës ditën e sotme është zgjuar mes sulmeve terroriste, ku brenda dy orësh në Bruksel ndodhën katër shperthime me bomba.

Në fillim ka qenë aeroporti Zaventem, që ka rënë pre e sulmeve me dy shpërthime në orën 8 të mëngjesit, ku mbetën të vdekur 13 persona dhe më shumë se 30 të plagosur. Sulmi tjetër ka ndodhur rreth një orë e gjysëm më vonë në metronë Maalbek, ku deri tani shenohen 10 viktima dhe pak minuta më vonë tjetër shpërthim ndodhi në një tjetër metro, në ate Schumann.

Pak momente më parë është publikuar videoja nga aeroporti i Brukselit, ku në të mund të shifni momentet e para të shpërthimeve. Videoja është postuar nga redaktori i LiveNews, i cili ndodhej në aeroportin e Belgjikës në momentin e shpërthimit.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *