Kryeprokurorja rumune Kovesi që futi në burg 80 ministra e zyrtarë

Njihet si gruaja e hekurt e Rumanisë. Fjala është për kryeprokuroren e Rumanisë Laura Codruța Kövesi. Codruta Kovesi mban postin e kreut të akuzës në vendin e saj që nga viti 2013, duke u kthyer në një simbol të luftes kundër korrupsionit zyrtar.

Ajo ka tashmë një listë të gjatë “viktimash” të nivelit të lartë në CV e saj. Vetëm në vitin 2015, 42 vjeçarja e famshme ka ngritur 1250 akuza për korrupsion ndaj zyrtarëve më të lartë shtetërorë. Deri më sot numërohen mbi 80 ministra, zv/ministra, drejtorë dhe funksionarë të tjerë shtetërorë, që kanë përfunduar në burg për krime institucionale dhe korrupsion, nga akuza të inicuara prej saj.

Vitin e shkuar Codruta Kovesi ngriti akuzë edhe kundër ish-kryeministrit Adrian Nastase, por edhe kryeministrit në detyrë Victor Ponta, duke kërkuar ngrirjen e pasurisë së tij. Kështu që kur dëgjoni kryeprokurorin e Shqipërisë që premton arrestime të bujshme prej tre vjetësh, më mirë shihni Rumaninë, se aty fjalët ja lenë vendin veprave.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *