KiE diskuton ligjin e ri të pronave në Shqipëri

Komiteti i Ministrave i Këshillit të Evropës do të mblidhet në Bruksel nga data 8 deri më 10 mars për të diskutuar midis të tjerash edhe për ligjin e pronave në Shqipëri, i miratuar nga qeveria aktuale.

Ligji është dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani.

Sipas një njoftimi, ligji i ri ka ngjallur shumë diskutime për shkak të praktikave të tij diskriminuese ndaj grupeve të interesit në Shqipëri, siç janë ish-pronarët, pronat e të cilëve u konfiskuan gjatë regjimit komunist.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *