Kapet terroristi i sulmeve në Paris
Personi i plagosur pasditen e sotme gjatë një operacioni policie në Bruksel është Salah Abdeslam, i shumëkërkuari si pjesëmarrës në sulmet terroriste të 13 nëntorit të shkuar në Paris.
Sipas mediave vendase, 26-vjeçari është plagosur në këmbë dhe është vënë në pranga së bashku me një person tjetër, edhe ai i lënduar. Një person i tretë është shpallur në kërkim.
Prokurorët belgë më herët gjatë ditës së sotme thanë se gjurmë të Abdeslamit u gjetën në një apartament të bastisur nga policia të martën.
Operacioni po zhvillohet në “Molenbeek”, lagjen e kryeqytetit belg ku u ideua sulmi në Paris.