Itali, orteku vret 6 alpinistë

Në Monte Nevoso në Valle Aurina në zonën e Alto Adiges në Itali ka rënë një ortek i madh duke zënë rreth dhjetë alpinistë: 6 prej tyre kanë vdekur, të tjerët kanë mbetur të plagosur dhe nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe të humbur.

Orteku i madh ka rënë rreth orës 11:15 në një lartësi prej 3 mijë metrash lartësi. Punonjësit e ndihmës së shpejtë kanë raportuar që disa persona kanë arritur të shpëtojnë vetë.

Vështirësitë janë të mëdha, sepse është e pamundur që helikopterët të mbërrijnë mbi 3 mijë metra lartësi, pasi për të qenë të lehtë, duhet të jenë të furnizuar me pak karburant.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *