Gjeorgjianët djegin kukullën e Sorosit, kërkojnë largimin e fondacionit

Gjeorgjianët djegin kukullën e Sorosit, kërkojnë largimin e fondacionit

Përkrahës të grupit të të djathtës ekstreme “Marshi i Gjeorgjianëve” marshuan në qendrën e kryeqytetit Tbilisi, duke protestuar kundër pranisë së fondacionit të George Soros në Gjeorgji.

30-40 protestuesit dogjën një kukull të Sorosit jashtë zyrës së fondacionit në Tbilisi, duke kërkuar largimin e menjëhershëm nga vendi.

Pjesëmarrësit thanë se fondacioni ishte përfshirë në “aktivitete anti-kombëtare” dhe se OJQ-të vendase të financuara nga ai vepronin “në interes të vendeve të tjera”.