Fitore të rëndësishme për Trump dhe Clinton

Janë zhvilluar zgjedhjet paraprake në 5 shtete amerikane për kandidatët që shpresojnë të përballen në nëntor për Shtëpinë e Bardhë. Hillary Clinton ka zgjeruar avantazhin e saj duke fituar në Ohajo, Florida, Ilinois dhe në Karolinën e Veriut. Ndërsa, kandidati republikan Donald Trump fitoi në shtetin kyç të Floridës, por humbi në Ohajo.

Trump fitoi gjithashtu edhe në Illinois dhe Karolinën e Veriut. Ndërkohë duket se ka përfunduar ëndrra për Shtëpinë e Bardhë për Marco Rubio pas humbjes në Florida. Ndërkohë, John Kasich mori një fitore historike në Ohajo, ku është guvernator.

Në anën tjetër, Clinton tha se tashmë duket se është më afër kandidimit për Shtëpinë e Bardhë.
Shtetet e Floridës dhe Ohajos, me respektivisht 99 dhe 66 delegatë, janë shumë të rëndësishëm, pasi në këto shtete nuk ka ndarje të delegatëve sepse fituesi i merr që të gjithë.

Sondazhet i japin fitore bindëse Trumpit në 5 shtetet ku votohet, megjithatë vendimi final jepet nga kutitë e votimit.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *