Evropianët kundër Brexit, Franca kërkon referendum

Evropianët nuk dëshirojnë që Britania e Madhe të largohet nga Bashkimi Evropian, tregon një studim i zhvilluar në gjashtë vende të kontinentit të vjetër, që tregon se francezët dëshirojnë gjithashtu një referendum mbi mbajtjen e Francës në BE apo jo.

I zhvilluar nga Universiteti i Edinburgut, ky sondazh, i publikuar sot, u zhvillua në janar dhe shkurt në Gjermani, Francë, Suedi, Spanjë, Poloni dhe Irlandë ku shumica shpresojnë që Britania e Madhe të qëndrojë në BE. Sipas këtij studimi, francezët dëshirojnë në shumicë (53 për qind) organizimin e një referendumi për vendin e tyre në BE, sipas modelit britanik.

Ndonëse, në rast se do të zhvillohet, “po”-ja për qëndrimin e Francës në Bashkimin Evropian do të fitonte me 45 për qind pro, 33 për qind kundër
dhe 22 për qind të pavendosur. “Në të kundërt, me sa duket rezultati anon fuqishëm në favor të qëndrimit në BE të Gjermanisë, Polonisë, Spanjës dhe Irlandës”, tregohet në këtë studim.

Spanjollët janë përkrahësit më të fuqishëm të qëndrimit të Britanisë së Madhe në BE (81 % pro), të ndjekur nga polakët (80 %), irlandezët (79 %), dhe gjermanët (73 %). Mbështetja franceze është më e dobët (56 %) ku 44 për qind kërkojnë largimin nga BE-ja të ish-armikut të tyre.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *