Europa dhe Rusia “pushtojnë” Marsin

Ditën e djeshme është lëshuar sateliti TGO (ExoMars Trace Gas Orbiter) nga kozmodromi i Baikonurit në Kazakistan, ku Europa dhe Rusia nisën misionin e tyre të përbashkët në Mars.

Sateliti do të verifikojë nëse gazi metan në atmosferën e planetit të kuq vjen si pasojë e ndonjë burimi gjeologjik apo prodhohet nga mikrobe. Nëse çdo gjë shkon mirë, dy fuqitë e hapësirës do ta vazhdojnë aventurën e tyre me një sondë robotike, e cila do të realizojë shpime në sipërfaqen e Marsit.

Lëshimi i kësaj të fundit mund të ndodhë në vitin 2018, ose siç janë gjasat më të mëdha, në vitin 2020. Misioni në vetvete është i destinuar t’i mbajë në tension organizuesit e tij, sidomos Rusinë, për të cilën Planeti i Kuq është sinonim i fatit të keq.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *