Erdogan i quan gazetarët “vrasës”

Erdogan i quan gazetarët “vrasës”

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka kritikuar ashpër gazetarët, duke i akuzuar si pjesëmarrës në vrasjen e prokurorit Mehmet Selim Kiraz, javën e shkuar, në Stamboll.

Qeveria turke reagoi ndaj publikimit të fotografive në të cilat prokurori u mor peng nga një grup majtist, duke bllokuar aksesin në Facebook, Twiter dhe YouTube.

Erdogan i cili në shumë raste është kritikuar për cenim të fjalës së lirë, po ashtu i ka akuzuar disa nga gazetarët duke iu thënë “vrasës”, transmeton AFP.

“Shoqatat e gazetarëve te cilat kane hapur faqet dhe ekranet e tyre me propagandë terroriste, janë pjesëmarrës në vrasjen e prokurorit tonë”, ka deklaruar Erdogan.

Erdogan ka porositur se do të dënohen mediat që janë në anën e terroristëve. “Në shtetet perëndimore që konsiderohet demokracia më e lartë. Një situatë e tillë asnjëherë nuk do ndodhte”, ka thënë Erdogan.

Sipas të dhënave të Komitetit Ndërkombëtar për mbrojtjen e gazetarëve, Turqia është një ndër vendet e para kur bëhet fjalë për kufizimin e lirisë së gazetarëv, ndërsa Erdogan ka deklaruar se shteti i tij e ka lirinë e mediave më të mirën në botë.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *