Erdogan: Europa të ketë kujdes kur akuzon Turqinë

Presidenti turk, Rexhep Erdogan, përmes një deklarate paksa të ashpër nuk ka përmbajtur dot pakënaqëisinë ndaj Europës.

“Europianët bëjnë mirë t’i shohin me kujdes të dhënat e tyre të emigrantëve përpara se ti tregojnë Turqisë çfarë të bëjë e ta akuzojnë se ‘po shkel në tokë të minuar’ me mbështetjen për grupet terroriste”. -tha kreu i shtetit turk.

Komentet e tij plot tone luftarake erdhën në kohën kur kryeministri, Ahmet Davutoglu, takohej në Bruksel me liderët e bllokut në përpjekje për arritjen e paktit të shumëdiskutuar.

Por ndërsa qëndrimi i Davutoglusë në kryeqytetin belg ishte i qetë e i moderuar, Erdogan u shfaq mjaft i prerë kur tha se kritikat e jashtme ndaj raporteve mbi respektimin e të drejtave brenda kufijve të saj, Turqia do t’i dëgjojë vetëm kur të jenë të justifikuara.

“Në kohën kur Turqia është duke strehuar mbi 3 milionë refugjatë, ata që nuk e gjejnë dot hapësirën për një grusht emigrantësh dhe që në mesin e Europës i mbajnë këta njerëz të pafajshëm në kushte të turpshme, të shohin një herë veten pastaj të tjerët”, tha Erdogan.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *