Erdogan: Do të gjunjëzojmë terrorizmin

Ditë e djeshme një shpërthim i fuqishëm në Ankara vrau 34 persona dhe plagosi 125 të tjerë.

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdoan, ka premtuar se terrorizmi do të gjunjëzohet. Ndërkohë, ministri i Brendshëm, Efkan Ala, tha se përgjegjësit e këtij sulmi do të mësohen të hënën.

Erdoani tha në një komunikatë për shtyp se grupet terroriste po shënjestrojnë civilët sepse po e humbasin luftën e tyre me forcat e sigurisë turke. Duke bërë thirrje për bashkim kombëtar, ai tha se Turqia do të përdorë të drejtën e saj për vetëmbrojtje për të parandaluar sulme të tjera në të ardhmen.

Deri tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë e kësaj masakre, por burime qeveritare dyshojnë për Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PPK).

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *