Emigrantët sirianë në kufi të Greqisë përleshen me gur për ushqim

Situata në kampin e refugjatëve në Idomeni të Greqisë në kufi me Maqedoninë sa vjen e bëhet më e rëndë. Refugjatët sirianë vuajnë për ushqim, uji dhe veshmbathje, e si të mos mjaftonte kjo prej javësh thuajse jetojnë në qell të hapur dhe mes baltës.

Mediat britanike raportojnë së fundi edhe tensionet mes vetë refugjatëve. Disa persona janë përleshur mes tyre me sende të forta si gurë dhe shkak duket se është bërë ushqimi.

Foto tregojnë situatën dramatike ku një refugjatë është gjakosur pasi është goditur me gurë.

Në kufirin midis Greqisë dhe Maqedonisë jetojnë rreth 14 mijë emigrantë, ndërsa kampi ka kapacitet vetëm për 1300 të tillë. Maqedonia ka mbyllur kufirin e saj, duke bllokuar kalimin, ndërkohë që një valë e re me mijëra emigrantë të tjerë pritet t’i bashkohet kampit.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *