Ekstremistët festojnë sulmet e Brukselit

Ka edhe nga ata që i gëzohen sulmeve në Bruksel. Në rrjetet sociale shikohen edhe mesazhe e statuse që në mbështjeje në këtyre sulmeve

“Shpërthimi në Bruksel, është i mrekullueshëm”, shkruan Karim Abdul Salam në llogarinë e tij “Ksalam” në Twitter.

Në një tjetër status në Twitter, shkruhet “Brukseli po digjet”.

“Bastisja e Brukselit”. “Sulm në Bruksel. E mrekullueshme”, “Digjet Brukseli”, këto mesazhet e krijuar në rrjetet sociale nga xhihadistët.

Lajmin e ka bërë të ditur radio belge “Vrt”.

Në rrjetet sociale, disa faqe që dyshohet se kanë lidhje me xhihadistët po përhapin me shpëjtësi këto shprehje duke festuar shpërthimet terroriste në Bruksel.

“Allahuakbar, Allahuakbar, Allahuakbar”, përsërit një tjetër përdorues ndjekës i Kalifatit, që vijon më tej: “Elozh i Allahut për burrat e Shtetit Islamik, i ruajtë Zoti”.

“Mësymja Islamike në Bruksel shkakton vdekje dhe plagosje”, shkruan një person tjetër.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *