Egjipt: 115 besimtarë janë vrarë gjatë lutjeve

Egjipt: 115 besimtarë janë vrarë gjatë lutjeve

Bilance tragjike vijnë nga Egjipti ku të paktën 115 persona u vranë gjatë sulmit një xhami, nga disia persona të armatosur.

“Të paktën 75 persona janë plagosur gjithashtu në këtë sulm që shënjestroi besimtarët gjatë faljes së madhe të përjavshme”, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve.

Nje shpërthim ndodhi në afërsi të një xhamie dhe u shoqërua nga një sulm i armatosur i kryer nga militantët islamik. Policia lokale tha se sulmuesit erdhën me katër automjete jashtë xhamisë dhe hapën zjarr ndaj besmitarëve.

Mësohet se pajisja shpërthyese ishte vendosur pranë xhamisë së Al-Rawdah në qendër të qytetit të Bir al-Abd. Presidenti Abdul Fattah al-Sisi do të takohet me zyrtarë të sigurisë për të diskutuar ngjarjes e rëndë.

Egjipti po lufton një kryengritje islamike në rajon, e cila është intensifikuar ashpër që nga viti 2013.Sulmi i fundit vjen javë pas një sulmi militant vdekjeprurës kundër ushtarëve egjiptianë. /SYRI.net/

Share this...
Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInPin on PinterestShare on TumblrEmail this to someone