E tmerrshme! Vrau 77 njerëz, tani akuzon qeverinë se i ka shkaktuar stres

Vrasësi masiv i Norvegjisë, Anders Behring Breivik është kthyer në gjykatë, këtë herë për të akuzuar qeverinë për shkelje të të drejtave të njeriut, për mbajtjen e tij në izolim. Më parë ai i kishte krahasuar kushtet e tij të burgimit me torturën.

Breivik vrau 77 persona në vitin 2011, kur shpërtheu një bombë në qendër të Oslos, para se të hapte zjarr me breshëri ndaj një kampi rinor në ishullin Utoja.

Ai u dënua me 21 vjet burg në vitin 2012. Duke hyrë në gjykatë, i veshur më një kostum gri, ai shtrengoi duart me avokatët e tij përpara se të ulej.

Breivik, 37 vjeç, akuzon qeverinë norvegjeze se ka shkelur dy klauzola të Konventës Europiane të të drejtave të njeriut. Njëra prej tyre garanton të drejtën e respektit për jetën private dhe atë familjare, ndërsa tjetra ndalon trajtimin çnjerëzor, degradimin e trajtimit ose ndëshkimin.

Avokati i tij, Oystein Storrvik deklaroi për agjencinë e lajmeve AFP se Breivik ka qenë shumë i stresuar për shkak të izolimit të tij në burgun Skien, rreth 100 kilometra në jug-perëndim të kryeqytetit Oslo.

Akuzat e tij vijnë pavarësisht se në ambjentet ku ndodhet, Breivik ka dy dhoma në dispozicion të tij, ku nuk i mungojnë televizori, një Playstation dhe biblioteka.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *