Donald Trump vazhdon sulmin: Nuk ka asnjë dallim mes islamit dhe terrorizmit

Kandidati republikan për president në Shtetet e Bashkuara, Donald Trump, ka bërë sërish një deklaratë të fortë për fenë islame, duke thënë se kjo e fundit i urren amerikanët.

Kur u pyet gjatë një debati televiziv mbi dallimin e Islamit dhe terrorizmit, Trump është përgjigjur se asnjë dallim nuk ka mes tyre.

“Mendoj se Islami na urren. Është shumë e vështirë për t’i ndarë. Asnjëherë nuk mund ta dini se kush është fetar e kush është terrorist islamik”, ka thënë Trump.

Në fillim të kandidaturës për president ai shokoi opinion e gjerë duke thënë se myslimanët që hyjnë në SHBA, duhet të ndalohen rreptësishtë, derisa situata të qartësohet plotësisht.

Deklaratat e tij kanë shkaktuar një ‘tërmet’ të vërtetë reagimesh jo vetëm mes myslimanëve në botë, por edhe në perëndim, duke e cilësuar Trump-in si demagog dhe përçarës.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *