Donald Trump: Serbët janë aleatët amerikanë, gabim bombardimi i tyre

Donald Trump me Larry King, me rastin e përvjetorit të bombardimit të Serbisë kanë kritikuar Bill Clinton dhe sulmin mbi serbët, aleatë të Amerikës në të dy luftërat, siç i quan ai.

“Klintonët kanë bërë një rrëmujë të madhe në Ballkan dhe Kosovë. Shihni çfarë i bëmë Serbisë me bombardimet ajrore.

Po atyre serbëve që shpëtuan pilotët amerikanë në Luftën e Dytë Botërore. Bëmë gabim që bombarduam një komb që ka qenë aleati ynë në dy luftëra.

Klintonët besojnë se kjo ka qenë sukses, por mua më duket e turpshme. Unë u kërkoj falje të gjithë serbëve për politikat amerikane, kryesisht ato të Clintonit.

Ne kemi nevojë për aleatë në luftën kundër terrorizmit islamik që kanë përvojë luftarake në luftimin e të keqes dhe në Evropë janë rusët dhe serbët.

Nëse unë të bëhem president i Amerikës politika e jashtme do të ndryshojë rrjedhën që deri më tani ka qenë e gabuar”.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *