Deputeti hollandez-shqiptarëve: Kthehuni në vendin tuaj dhe hani qull

Hollanda e ka treguar hapur se është kundër emigrantëve. Sidomos nëse vijnë nga shtete që nuk ikin nga lufta. Deputeti Malik Azmani, i partisë së kryeministrit VVD ka pasur një porosi për refugjatët që vijnë nga Kosova apo Shqipëria, raporton “KTV”.

“Ajo që unë e kuptoj është se 25% e atyre që kërkojnë azil vijnë nga shtete të sigurta, prandaj nëse më pyetni mua, ata duhet t’i kthejmë menjëherë.

Unë ju sugjeroj atyre që të kthehen menjëherë në Kosovë apo Shqipëri në mënyrë që atje të hanë qull.

Është më mirë sesa problemet që po na krijoni këtu, duke na lodhur me kërkesat për azil në shtetin tonë”,- ka thënë Azmani.

Azman është me prejardhje nga Maroku dhe është deputet që nga viti 2010 në Parlamentin e Holandës. Qeveria udhëhiqet nga partia VVD në koalicion me Partinë Laburiste.

Vitin e kaluar kosovarët u zunë duke mashtruar autoritetet holandeze. Pasi hynin në Gjermani, ata paraqiteshin në Holandë gjoja sikurse vinin për herë të parë.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *