Deklarata e fortë: Putin urdhëroi rrëzimin e avionit me 110 pasagjerë

Deklarata e fortë: Putin urdhëroi rrëzimin e avionit me 110 pasagjerë

Deklarata të forta ku implikojnë presidentin rus Vladimir Putin me sulmin e avionit turk 4 vite më parë janë publikuar në media. Deklarata e fortë është publikuar gjatë një dokumentari të ri për Putin. Në të, presidenti tha se ai mori një telefonatë nga oficerët e sigurimit ndërsa ceremonia ishte gati për të filluar.

“Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi që të qëllohet një avion pasagjerësh turq, pas kërcënimeve me bombë që vinte nga avioni, ndërsa dyshohej se shënjestër ishte ceremonia e hapjes së Olimpiadës Dimërore Soçi 2014”, thuhet në dokumentar.

Pilotët e një avioni turk “Pegasus Boeing 737-800” që fluturonin nga Kharkiv në Ukrainë për në qytetin turk të Stambollit, raportuan se një pasagjer në aeroplan kishte një bombë dhe po kërkonte të ulej në Soçi, i thanë zyrtarët Presidentit Putin. Gjatë diskutimeve me oficerët e sigurimit se si të merren me këtë situatë, Putini pyeti se çfarë do të ishte procedura standarde në raste të tilla.

Presidenti rus u tha se plani i emergjencës bëri thirrje për rrëzimin e avionit. “U thashë atyre:’Veproni sipas planit’”, – thotë Putin në dokumentar. Pak minuta pas marrjes së vendimit, Putin u thirr sërish duke i deklaruar se pretendimi ishte i rremë dhe pasagjeri që kishte bërë kërcënimin me bombë ishte i dehur. Avioni, i cili vazhdoi destinacionin e tij për në Turqi, kishte në bord 110 pasagjerë. Gjatë ceremonisë së hapjes në Soçi, 40,000 njerëz u mblodhën në qytet për të parë hapjen e Olimpiadës Dimërore. Dmitri Peskov, zëdhënës i Kremlinit, konfirmoi komentet në dokumentar.