Damask, 11 fëmijë të vrarë në një bombardim

Damask, 11 fëmijë të vrarë në një bombardim

Së paku njëmbëdhjetë fëmijë janë vrarë të mërkurën në verilindje të Damaskut, në Siri, nga një bombardim, ku është qëlluar një shkollë që gjendet në një lagje të kontrolluar nga rebelët, kanë njoftuar një OJQ dhe militantët.

“Njëmbëdhjetë fëmijë janë vrarë nga një bombardim në pjesën e lagjes Qaboun, e cila gjendet jashtë kontrollit të qeverisë”, thekson Observatori Sirian i të Drejtave të Njeriut.

Militantët, ndërkaq, kanë theksuar se predhat kanë rënë mbi shkollë. Ata kanë akuzuar forcat e regjimit të Bashar al-Assadit për këtë “kasaphanë ndaj fëmijëve”.
Qaboun është një lagje një pjesë e të cilës kontrollohet nga ushtria e regjimit dhe tjetra nga rebelët. Gjatë verës aty qe arritur një marrëveshje për armëpushim.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *