Çfarë tregon ky përqafim mes Bushit dhe Klintonit?

Ish-presidenti amerikan Xhorxh W. Bush takoi në funeralin e Nensi Reganit, kandidaten demokrate Hillari Klinton.

Ata shfaqen në këtë foto të përqafuar dhe duke qeshur si të ishin miq të vjetër. “Kjo është arsyeja e vërtetë, përse ju duhet të votoni për Trampin”, shkruan një prej komentuesve në “Twitter”. “Klinton, Bush janë e njëjta gjë”, shkruan një tjetër.

Një tjetër reagim vjen nga mbështetësi i Sanders: “Ndaj duhet të votoni për Sanders, sepse elita e vjetër politike shkon në shtrat së bashku dhe të gjithë së bashku bëjnë homazhe ndaj perëndive mercenarë të parave të shumta dhe oligarkisë”, shkruan një tjetër.

Ndoshta përqafimi tregon se Bush dhe një pjesë e republikanëve, do të preferonin Klintonin përballë Donald Trampit, kandidatit të partisë së tyre.

Sidoqoftë fotoja jep një mesazh ndërkombëtar, se pavarësisht ndasive ideologjike, politikanët mund të jenë miq me njëri-tjetrin.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *