‘Balena Blu’ i merr jetën dy motrave

‘Balena Blu’ i merr jetën dy motrave

Policia po heton vdekjen tragjike të dy motrave ruse të lidhur më lojën ‘Balena Blu’.

Maria Vinogradova, 12 vjeç, dhe motra e saj Anastasia Svetozarova, 15 vjeç, u gjetën të vdekura në një trotuar me dëborë poshtë banesës së tyre.

Besohet se gjymsë-motrat janë hedhur nga kati i 10 pallatit.

Maria ka shfqur shenja mërzitje dhe depresioni, kur nëna e saj e dërgoi tek një gjinekolog, pasi dyshohet se filloi një marrëdhënie me një djalë të mitur, i quajtur Dmitri.

Nëna e saj ishte e zemëruar për lidhjen që ajok ishte krijuar. Gjithashtu Anastasia sipas miqve të saj ishte në depresion. Qindra fëmijë dhe adoleshentë në Rusi kanë vrarë veten për shkak të lojës më 50 nivele që të çon drejt vetëvrasjes.

Balena Blu dhe lojra të tjera online thuhet nga policia se po i shkaktojnë depresion të rinjve, shkruan oranews.

Policia po heton telefonat dhe komjuterat e vajzave për të gjetur çdo gjurmë që këtyre grupeve vetëvrasës që kanë kërkuar të shfrytëzojnë emocionet e tyre apo që i kanë udhëzuar drejt vetëvrasjes.

Pak sekonda para se të vdiste Maria postoi një fotografi drejtuar të dashurit të saj me mbishkrimin: “Më fal të lutem. Të dua shumë. E di që do të gjesh dikë më të mirë se unë.”