Amsterdam, breshëri plumbash në një stacion treni

Një breshëri të shtënash është dëgjuar në afërsi të një stacioni treni në Amsterdam, gjatë një operacioni policor.

Nga të shtënat raportohet se nuk ka të plagosur. Mediat e huaja raportojnë arrestimin e tre personave në zonën e stacionit kryesor të trenit.

Të shtënat kanë qenë shenjë paralajmëruese e policisë në momentin kur tre personat e mësipërm tentuan të largoheshin me një “Volkswagen Golf” të zi.

Zyrtarisht ende nuk ka ndonjë konfirmim nëse arrestimet kanë lidhje me sulmet terroriste të Brukselit.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *