Ambasada Gjermane në Ankara jep alarmin: Do ketë atentate të tjera

Kaq masivisht nuk i ka paralajmëruar ndonjë përfaqësi diplomatike gjermane qytetarët gjermanë për atentate të reja. Turqia ndërkohë akuzoi zyrtarisht për aktin e përgjakshëm të së dielës, Partinë Punëtore Kurde PKK.

Ambasada gjermane në Ankara i paralajmëroi qytetarët gjermanë për atentate të tjera në kryeqytetin e Turqisë. Këto atentate mund të ndodhin në një kohë shumë të afërt. “Ju lutem, kthehuni menjëherë në shtëpi dhe prisni atje udhëzimet e tjera”, thuhej në një lajmërim për qytetarët gjermanë në Ankara. Ka paralajmërime konkrete për atentate, midis të tjerave në qendrat tregtare. “Na duhet të besojmë se ka edhe kërcënime të tjera para nesh”. Shkolla gjermane dhe kopshti u mbyllën para kohe.

Qeveria turke bëri ndërkohë zyrtarisht përgjegjëse për atentatin terrorist të Ankarasë, me të paktën 37 të vrarë, partinë e ndaluar punëtore kurde. Ministria e Brendshme bëri të ditur se “organizata separatiste terroriste” e ndërmorri “atentatin e neveritshëm” të së dielës. Atentatorja vetëvrasëse u identifikua. Ajo kishte lindur në vitin 1992 në Kars të Turqisë lindore dhe bënte pjesë në PKK që prej vitit 2013. Gruaja pati marrë “përgatitje terroriste” në Siri, në degën e atjeshme të PKK.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *