Acid, kimikate kancerogjene, kjo është rruga e mishit të kalbur nga Brazili drejt Europës

Acid, kimikate kancerogjene, kjo është rruga e mishit të kalbur nga Brazili drejt Europës

Autoritetet braziliane kanë pezulluar 33 zyrtarë të qeverisë në mars të këtij viti pas investigimit të zbuluar se disa nga prodhuesit më të mëdhenj të mishit në vend kanë shitur prej vitesh mish viçi dhe pulash të kalbur.

Tre impiante përpunimi të mishit janë mbyllur ndërsa 21 të tjera janë nën shqyrtim.Shumë prej këtij mishi që prodhohej nga kompanitë eksportohej në Europë dhe në vendet e tjera të botës.
Brazili është një nga eksportuesit më të mëdhenj të mishit të kuq.Ministri i Bujqësisë, Blairo Maggi, u takua me ambasadorët për të risiguruar ata me qëllim që të parandalohen sanksionet kundër eksportit të mishit brazilian.Policia federale ushtroi kontrolle në 194 zona dhe në këtë operacion u angazhuan 1000 oficerë pas një investigimi 2-vjeçar.

Sipas hetimeve, disa nga menaxherët e këtyre kompanive kanë korruptuar inspektorët dhe politikanët për të siguruar certifikimin e qeverisë për produktet e tyre.Më shumë se 30 kompani akuzohen për mungesë higjiene, mes tyre është dhe JBS, një prej eksportuesve më të mëdha në botë të mishit të viçit dhe BRF, prodhuesja më e madhe në botë për produktet e pulës.

“Ata përdornin acid dhe kimikate të tjera për të maskuar produktet e tyre. Në disa raste produktet që ata përdornin ishin kancerogjene” citoi policinë braziliane BBC.Në raste të tjera ata përdornin patate, ujë apo dhe karton përzier me mishin e pulës me qëllim që të rrisnin përfitimet.JBS ka të ardhura neto prej 55 miliardë dollarë ndërsa eksporton në 150 shtete

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *