60 të vdekur në Rusi, rrëzohet një avion pasagjerësh

Një aksident i rëndë ajror ka ndodhur në orët e para të ditës së shtunë në Rusi. Një avion me të paktën 61 persona në bord është rrëzuar në aeroportin e qytetin jugor Rostov-on-Don.

Avioni, një Boeing 738-800, i kompanisë “FlyDubai” ishte nisur nga Dubai, ndërsa si destinacion kishte pikërisht Rostovin. Mediat ruse shkruajnë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 03:50 me orën lokale, ndërsa avioni është aksidentuar në tentativë për t’u ulur në aeroport.

Raporte ende të pakonfirmuara thonë se 55 pasagjerët dhe 6 anëtarë të ekuipazhit kanë mbetur të vdekur, por ende nuk kemi pasur një deklaratë zyrtare.

Shkaqet e rrëzimit janë ende të paqarta, por era e fortë dhe ndriçimi jo i duhur i pistët mendohen si faktorë që kanë ndikuar në aksident.

Mediat ruse shkruajnë se rreth 100 anëtarë të grupeve të shpëtimit janë në vendin e rrëzimit të avionit, ku kanë arritur të shuajnë zjarrin.

Kompania “FlyDubai” është krijuar në vitin 2009 me qendër në Dubai, ndërsa fluturon në më shumë se 90 destinacione.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *