ak1
19/06/2017 - 7:48

Zbardhen pamjet, ja si përfundoi e dhunuar kryetarja e LRI-së në Pukë (Video)

Janë zbardhur pamjet e dhunës së ushtruar ndaj kryetares së Lëvizjes Rinore për Integrim të Pukës, Romina Kuçi e cila ishte së bashku me kryetaren dhe kandidaten për deputete, Saimira Laçi.

Kandidati për deputet i qarkut të Shkodrës, Dritan Ylli ka bërë publike edhe pamjet e Kuçit në spital.

Ja çfarë shkruan ai në Facebook:

Në këtë gjendje përfundoi Kryetarja e LRI-së Pukë, Romina Kuçi, pas dhunës dhe kërcënimeve të drejtuesve të rilindjes në Puke, të mbështetur nga Policia Shtetit…

Romina se bashku me Kandidaten për deputete të LSI-së në Pukë, Saimira Laçi, ishin në Fushë Arrëz në takime elektorale, ku u gjenden nën kërcënimin dhe dhunën e dhjetëra burrave, militante të rilindjes!

Një turp i madh, sidomos kur dhuna drejtohet ndaj dy grave! Një turp edhe më i madh, kur në vend që të ndërhyjë për të mbrojtur dy gra, njëra prej tyre kandidate për deputete, policia shtetit vepron ashtu si rrugaçët dhe banditët e rilindjes!

Pavarësisht kësaj ngjarje të patolerueshme, asgjë nuk e ndal as në Pukë, as në Fushë Arrëz, as në Shkodër, as në Malësi të Madhe, as në Vau të Dejës, as në gjithë Shqipërinë vrullin dhe motivimin e LSI-së për të dalë forcë e parë të dielën e ardhshme!


Dhunimi i kryetares se LRI-se Romina Kuci by news-al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>