motrat3
15/03/2014 - 14:24

Vrau tre vajzat, prokurori Italian: Edlira ishte e kthjellët (Foto)

“Është e aftë të kuptojë dhe të gjykojë”, kështu ka deklaruar gjykatësi italian Paolo Salvatore për Edlira Copën, 37 vjeç ndërsa ka vendosur masën e arrestit për nënën e tre vajzave të vrara në Lecco të Italisë.

Megjithatë, gruaja do të qëndrojë në spital derisa kushtet shëndetësore të saj të përmirësohen. Nëna akuzohet për vrasjen e tre vajzave të saj Simona (13 vjeç), Keisi (10 vjeç) dhe Sidny, (3 vjeç).

“Për shtetin, nuk ka asnjë element që të mendohet se ajo vuan nga problem mendore. Gruaja nuk kurohej për probleme psikike, dëshmitarët kanë treguar se ajo ishte një person normal edhe pse e dëshpëruar kohët e fundit, nga ndarja me të shoqin. Edhe psikiatrit që e ndjek i ështe dukur e kthjellët dhe koherente”, thotë prokurori Walter Mapelli.

Një çmenduri e kthjellët ajo e Edlirës që pasi vrau me thikë tre vajzat e saj, i shtriu në shtratin bashkëshortor dhe i përgjoi për të paktën 4 orë. Më pas lajmëroi vdekjen e tyre duke pranuar krimin e duke thënë se i vrau për të shmangur një të ardhme aspak dinjitoze që i priste.

“Është e qartë që bëhet fjalë për një arsyetim absurd, të çmendur, por të rrjedhshëm”, vijon Mapelli.

E megjithatë, gjendja mendore e nënës do të vendoset nga psikiatrja që po e vëzhgon. Porkuroria e Lecco-s ka vendosur që gruaja të qëndrojë në spital në pritje që kushtet e saj shëndetësore të përmirësohen.

Nga dita e vrasjes, mësohet se nëna nuk i ka përmenduar asnjëherë emrat e vajzave të vrara. Edlira Copa është transferuar në reaprtin e reanimacionit shenjë që po përmirësohet.

Ndërkaq, qyteti i Lecco-s në zi për humbjen e vajzave, i ka përcjellë për në Shqipëri trupat e pajetë të vogëlusheve, pas një lamtumire të gjatë. Një proces drithërues. Para arkivolëve të vogëlusheve, gjithnjë ka qëndruar babai, Bashkimi, që nuk është ndarë prej tyre për asnjë moment.

Në krah të kurorës me lule nga familja Dobrushi, gjendej edhe një tjetër nga familja Copa, të cilën e dërgonin katër tezet, motrat e nënës vrasëse.

Trupat e pajetë të vogëlusheve Simona, Keisi dhe Sidny sot janë në Shqipëri. Ato do të prehen në Kukës, vendin e origjinës së babait.

motrat4

motrat2

motrat1

Chiuso-Partenza-salme-bimbe-16-510x340

Chiuso-Partenza-salme-bimbe-14-510x340

Chiuso-Partenza-salme-bimbe-19-510x340

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>