cami
22/08/2017 - 16:21

Sulm ndaj kryeministrit të vetëshpallur të Çamërisë, i hidhet shtëpia në erë

Sot në orët e para të mëngjesit është kryer një sulm ndaj kryetarit të shoqatës çame dhe i vetëshpalluri kryeministër në ekzil i Çamërisë, Festim Latos.

Sipas burimeve të gazetës Metro, shtëpia e tij është hedhur në erë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sulmi, sipas këtyre burimeve është kryer nga një ekstremist grek në Holandë. Nuk dihet nëse Lato ose persona të tjerë të familjes janë lënduar.

Ndryshe, Festim Lato është personi që ka shpallur pavarësinë e Çamërisë në konfederatë me Greqinë një vit më parë, si dhe veten kryeministër.

Gjithashtu, në vitin 2005 kishte shpallur edhe Ushtrinë Çlirimtare të Çamërisë, e cila në qytetin e Janinës, asokohe i kishte shpërndarë disa fletushka për çlirimin e Çamërisë nga Greqia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>