uje
24/07/2017 - 9:57

Shqiptarët e paguajnë ujin dy herë më shtrenjtë se rajoni. Ja dokumenti

Shqipëria ka tarifat më të larta për ujin në rajon dhe rritja e re që propozon Bashkia e Tiranës do të bëjë që shqiptarët në kryeqytet të paguajnë dy herë më shtrenjtë për ujin se sa fqinjët e tyre.

SYRI.net publikon një dokument zyrtar të Bankës Botërore, i cili krahason tarifat e ujit në Europë. Sipas tij, familjarët shqiptarë paguajnë rreth 0.7 euro për çdo metër kub si kosto për shërbimin e ujit të pijshëm dhe atë të ujërave të zeza duke qenë vendi më i shtrenjtë në Ballkan. Në vendin e dytë renditet Mali i Zi, ku tarifa e ujit për familjarët është 0.62 euro për metër kub të konsumuar.

Boshnjakët paguajnë 0.53 euro për metër kub ndërsa në Maqedoni tarifa e ujiy për familjarët është rreth 0.52 euro për metër kub. Sipas të dhënave, Kosova dhe Serbia janë dy vendet me çmimin më të lirë të këtij shërbimi, përafërsisht 0.5 euro për metër kub.

Edhe në raport me të ardhurat shqiptarët detyrohen të paguajnë më shumë nga buxheti i tyre për shërbimin e ujit se sa fqinjët.

Aktualisht, sipas të dhënat, familjarët shqiptarë shpenzojnë 2.2 për qind të buxhetit mujor për ujin. Në Maqedoni, familjet shpenzojnë 1.8 për qind të buxhetit për ujin, ndërsa në Mal të Zi dhe Serbi respektivisht 1.6 dhe 1.3 për qind.

Të gjitha këto janë çmimet aktuale. Tarifat e reja që propozon Bashkia e Tiranës do të thellojnë edhe me shumë diferencën mes tarifave që paguajnë shqiptarët dhe fqinjët e tyre në rajon. Madje me rritjen e re, tarifat e ujit në Tiranë duke përfshirë taksat dhe pagesat për ujërat e zeza, shkon gati 1 euro për metër kub. Kjo është plot dy herë më shtrenjtë se sa mesatarja e vendeve fqinje.

auto_uji_ok_11500838638

auto_uji_ok_21500838636

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>