big_kryeministria_lajm_2
28/08/2017 - 8:36

Rama shkrin dhjetëra drejtori e agjenci. Shumë njerëz mbesin pa punë

Reforma që Edi Rama premtoi gjatë fushatës për “shkuljen e parazitëve nga administrata”, kalon përmes PD apo LSI. Votat e njërës apo tjetrës parti në opozitë, i duhen Ramës për kalimin e një reforme të dytë territoriale që kërkon 84 vota. Me shumë gjasa votat për kalimin e kësaj reforme, Edi Rama shpreson t’i gjejë nga një konsensus me Partinë Demokratike. Pas 8 vjetësh që ishte në pushtet, njerëzit e LSI janë shpërndarë kudo në administratë dhe nga shkrirja e këtyre institucioneve ata do të jenë të parët që do ta pësojnë.

Por para se të mendojë për votat e partive të opozitës, PS ka nisur punën për për projektin e shkrirjes së drejtorive dhe agjensive “të tepërta” në shtet.

Ndarja e re e territorit, për herë të parë u përmend në Asamblenë e PS-së nga Niko Peleshi. Shqipëria ndahet në 4 krahina sipas kësaj reforme, tha ai. Në bazë të këtyre krahinave ndodh edhe shkrirja e drejtorive dhe krijimi i drejtorive dhe agjensive të reja.

Nga ato që ka parashikuar Niko Peleshi, janë shkrirë gjithsej 37 agjensi varësie dhe shumë drejtori.

“Jemi duke marrë një reformë territoriale, kemi organizuar territorin e Shqipërisë sipas pikëpamjes zhvillimore në 4 rajone të mëdha. Propozojmë 4 agjensi rajonale të sistemit shëndetësor, pra nga 1 agjensi për çdo rajon. 4 drejtori të sigurisë së cilësisë së arsimit, që do të zëvendësojnë 13 agjensitë arsimore rajonale. 4 agjensi rajonale të mjedisit. Shërbimi social shtetëror nga 12 të organizohet në 4. Dhe në një perspektivë jo afatshkurtër, edhe degët rajonale të thesarit pas përfundimit të procesit të digjitalizimit të mund të dekoncentrohen në 4 nga 36 që janë sot” u shpreh Peleshi sot në Asamble./ Lapsi.al

DREJTORITE QE SHKRIHEN TEK DISA PREJ MINISTRIVE

Tek Ministria e Bujqësisë

Shkrihen drejtoritë e Bujqësisë

Tek Ministria e Financave

Drejtoria e Tatimeve shkrihet me atë të Doganave në Agjensinë Kombëtare të të Ardhurave

Tek Ministria e Shëndetësisë

Shkrihen 11 drejtori dhe autoritete rajonale shëndetësore në 4 agjensi të përkujdesit rajonal

Tek Ministria e Brendshme

Drejtoritë e Rezervave Materiale dhe Emergjencat Civile shkrihen në Agjensisë e Mbrojtjes Civile

Tek Ministria e Mirëqënies Sociale

Shkrihen 12 Drejtori të Shërbimit Social Shëndetësor në 4 drejtori për 4 rajone

Tek Ministria e Arsimit

Shkrihet Instituti i Zhvillimit të Arsimit dhe Inspektoriati i Arsimit për të krijuar Agjensinë e Sigurimit të Cilësisë të Arsimit Parauniversitar

Shkrihen 13 drejtori të Arsimit në 4 drejtori të arsimit parauniversitar

Tek Ministria e Ekonomisë

Shkrihet Drejtoria e Akreditimit me Drejtorinë e Standardizimit. Krijohen Agjensia e Akreditimit dhe Standardizimit

Tek Ministria e Zhvillimit Urban

Shkrihet Enti i Banesave, krijohet Fondi i Strehimit

ALUIZNI integrohet në Ndërmarrjen e Hipotekimit

Tek Ministria e Mjedisit

Agjensia Kombëtare e Mjedisit bashkohet me Agjensinë për Zonat e Mbrojtura

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>